495 - Lajmi Single | AMMK

Raporti i progresit vlerëson progresin e Kosovës në raportimin mjedisor dhe monitorimin e cilësisë së ajrit

08 October 2020

foto

08.10.2020- Është publikuar Raporti i progresit i Komisionit Evropian për Kosovën. Në kuadër të kapitullit për mjedisit dhe ndryshimet klimatike, është raportuar progres i kufizuar. Ky progres i atribuohet në mënyrë të veçantë raportimit mjedisor dhe monitorimit të cilësisësë ajrit, që ndërlidhet kryesisht me punën e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.



“Gjatë periudhës raportuese është arritur progres i kufizuar. Ka pasur përmirësime në raportimin mjedisor dhe monitorimin e cilësisë së ajrit në kohë reale”, thuhet në pjesën hyrëse të kapitullit të mjedisit të Raportit të Progresit për Kosovën për vitin 2020.


Progres tjetër që është raportuar në kuadër të këtij raporti dhe që po ashtuë shtë i ndërlidhur me punën e AMMK është edhe zgjerimi i rrjetit të zonave të mbrojtura, shenjëzimi i tyre dhe angazhimi për inventarizimin e biodiversitetit.


“Kosova është bërë anëtare e Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës dhe ka zgjeruar statusin e zonave të mbrojtura në shumicën e territorit të saj. Kosova ka ndërmarrë hapa edhe për inventarizimin dhe shenjëzimin e habitateve natyrore dhe biodiversitetit” thuhet në raport, kur flitet për progresin e arritur nësektorin e mbrojtjes së natyrës.


Në kuadër të fushave tjera ku është shënuar progres raporti ka përmendur edhe bashkëpunimin ndërkufitarë për menaxhimin e ujërave dhe progresin në planifikimin dhe ndërtimin e impianteve për ujërat e ndotura.

Për më shumë lexoni Kapitullin mjedisi dhe ndryshimet klimatike në Raportin e progresit

 

Ndërsa raportin e plotë mundë ta gjeni nëlinkun vijues

https://www.mei-ks.net/reposi.../docs/kosovo_report_2020.pdf