496 - Lajmi Single | AMMK

Flora e Kosovës pasurohet edhe me një gjini dhe lloj të ri

09 October 2020

foto

09.10.2020- Zyrtarët e Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit të Kosovës, përkatësisht Xhavit Mala nga Drejtoria e Parkut Kombëtarë Sharri, dhe Qenan Maxhuni nga Instituti për Mbrojtjen e Natyrës së Kosovës, kanë publikuar së fundi artikullin shkencor me titull “Sternbergia colchiciflora Waldst. et Kit.(Amaryllidaceae), një gjini dhe specie e re në florën e Kosovës - Sternbergia colchiciflora Waldst. et Kit. (Amaryllidaceae), a new genus and species in the flora of Kosovo”. Artikulli është publikuar në revistën prestigjioze të fushës së botanikës – Acta Botanica Croatica, e cila është e cituar edhe ne platformën SCOPUS.

 

Në abstraktin e punimit thuhet mes tjerash se “Ky raportim flet për llojin Sternbergia colchiciflora Waldst. et Kit. si një gjini dhe specie e re për florën e Kosovës. Pothuajse 30 individë të rritur të kësaj specie u regjistruan për herë të parë në Kosovën jugperëndimore gjatë vitit 2015, në lokalitetin e Kanionit të Drinit të Bardhë afër Urës së Fshajt. Duke marrë parasysh numrin e ulët të individëve dhe shpërndarjen shumë të kufizuar, kjo specie duhet të trajtohet si takson i rrezikuar në mënyrë kritike në Kosovë”.

 

Sternbergia colchiciflora është lloj në Lista te Kuqe të specieve të rrezikuara, të prekshme dhe gati të kërcënuara në shumë vende të Evropës (Republika Çeke, Republika Sllovake, Rumania, Hungaria etj.). Në rajonin e Kaukazit, ajo ka statusin e taksonit të rrezikuar në mënyrë kritike në Listën e Kuqe të bimëve endemike. Kjo specie është renditur gjithashtu në Shtojcën II të Konventës për Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuaratë Faunës dhe Florës së Egër (CITES).

 

Përrcaktimi i nivelit të rrezikshmërisë se llojit është bërë duke u bazuar në kriteret e IUCN.

 

Artikullin e plotë e gjeni në linkun https://hrcak.srce.hr/240910