497 - Lajmi Single | AMMK

Certifikohet mbikëqyrësi i parë i zonave të mbrojtura

26 October 2020

foto

26.10.2020- Z. Mentor Sylmeta, zv. Drejtor Ekzekutiv i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës se bashku me Komisionin për organizimin e provimit profesional për mbikëqyrësit e zonave të mbrojtura të emëruar ngazZ. Blerim Kuçi, Ministër i Ministrisë sëEkonomisë dhe Ambientit dhe z. Bajram Kafexholli, Drejtor i Drejtorisë përAdministrimin e Parkut Kombëtarë “Sharri” i ka dorëzuar  z.  Rafit Kurtišit, Certifikatën mbi dhënien e provimit profesional të mbikëqyrësit në Drejtorinë për Administrimin e Parkut Kombëtarë “Sharri” të nënshkruar nga Ministri.

 

Certifikimi i mbikëqyrësit të zonave të mbrojtura është realizuar për herë të parë në Kosovë konform Ligjit Nr.03/L-233 për Mbrojtjen e Natyrës  dhe Udhëzimit Administrativ MMPH – Nr.05/2018 për mbajtjen dhe mënyrën e dhënies së provimit profesional për mbikëqyrësit e zonave të mbrojtura.

Pritet që të organizohen trajnime të njëjta për certifikimin e  mbikëqyrësve në të gjitha zonat e mbrojtura në Kosovë.