506 - Lajmi Single | AMMK

Përfaqësuesit e parqeve të Kosovës, diskutojnë për bashkërendimin e aktiviteteve në kuadër të rrjetit të Parqeve Dinarike

12 February 2021

foto

11.02.2021- Përfaqësuesit e parqeve të mbrojtura të Kosovës,anëtare të rrjetit të zonave të mbrojtura të dinarideve, Bajram Kafexholli, drejtor i DAPK “Sharri”, Fatmir Morina, drejtor i DAPK “Bjeshkët e Nemuna”, dhe Isak Rakovica, drejtor NP “Hortikultura”, organ menaxhues i Parkut “Gërmia” ,janë takuar për të diskutuar lidhur me bashkërendimin e veprimeve në kuadër të pjesëmarrjes në aktivitetet e projektit të Parqeve Dinarike. Njëherit më këtë rast ata kanë pranuar edhe certifikatet e anëtarësimit në këtë rrjet të zonave të mbrojtura.

 

Parqet e Kosovës janë anëtare më të drejta të plota të rrjetit të Parqeve Dinaride që nga viti 2014. Rrjeti i Parqeve Dinaride, përbëhet nga 95 zona të mbrojtura nga Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i zi, Maqedonia, Sllovenia, Kroacia dhe Serbia. Qëllimi i rrjetit është që përmes pjesëmarrjes aktive në aktivitete të përbashkëta të përmirësohet menaxhimi dhe mbrojtja e resurseve natyrore në zonat përkatëse të mbrojtura anëtare të rrjetit.