507 - Lajmi Single | AMMK

Kosova shënon progres në procesin e raportimit në EIONET

12 February 2021

foto

12.02.2021- Në kuadër të vlerësimit të procesit të rrjedhës së të dhënave të Kosovës për vitin 2020, në kuadër të rrjetit Evropian për Monitorimit dhe Vëzhgim – EIONET, Kosova ka shwnuar progres të dukshëm dhe përherë të parë që nga fillimi i pjesëmarrjes së saj në këtë peroces arrin 80% të obligimeve për raportim.

 

Në kuadër të vlerësimit për vitin 2020, ku janë përfshirë 5 fusha të raportimit, Kosova ka marrë pikët maksimale (4), për raportimin e të dhënave për cilësi të ajrit, për emisionet në ajër, për gazrat serë dhe për zonat e mbrojtura.

 

Kosova kësaj radhe nuk ka arritur të marrë pikë sa i përket raportimit online të të dhëneve për cilësi të ajrit edhe pse ka filluar të realizojë raportimin online në muajin nëntor të vitit 2020, mirëpo sipas kërkesave të EEA/EIONET, për të marrë vlerësimin maksimal brenda një vitit duhet të raportohen së paku 70% të kohës të dhënat në kohë reale.

Viti 2020 shënon vitin me progresin më të madh në historinë e raportimeve në EIONET/EEA, që nga viti 2011 (57%), viti 2018 (60%), viti 2019 (67%).

 

Për më shumë detaje shihni linkun e rrjedhës së të dhënave në EIONET 2020— Eionet Portal (europa.eu)