510 - Lajmi Single | AMMK

Vjetari Hidrometeorologjik 2019

12 February 2021

foto

12.02.2021- Vjetari Hidrometeorologjik 2019, është vazhdimësi e procesit të publikimeve të të dhënave klimatike të gjeneruara dhe monitoruara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës i cili kryen këtë detyrë në në bazë të Ligjit Nr.06/L -035  për veprimtaritë hidrometeorologjike.

 

 

Vjetari përmban informata nga monitorimi i vazhdueshëm hidrologjik, klimatologjike dhe meteorologjik në Republikën e Kosovës për vitin 2019.

 

Informacionet e punuara nga monitorimi i IHMK mbi kushtet klimatike në Kosovë, janë të dhëna të rëndësishme dhe të besueshme që mundë të hyjnë në funksion për ndërtimin dhe funksionimin e strukturave menaxhuesetë burimeve ujore, për dizajnimin e infrastrukturës së lumenjve dhe që do ti shërbejë politikebërësve në zbatimin e politikave të qëndrueshme në sektorin e hidrologjisë, meteorologjisë dhe atë të ndryshimeve klimatike si  dhe donatorëve në orientimin e projekteve të nevojshme.

 

Të dhënat e ofruara përmes këtij “Vjetari Hidrometeorologjik”,po ashtu mundësojnë  identifikimin e ndryshimeve klimatike të theksuara dhe shërbejnë për hartimin e planit të punës për menaxhimin e krizave nga ndryshimet klimatike si dhe adaptimin ndaj tyre.

 

Publikimi i vjetarit është mbështetur nga GIZ GmBHnë kuadër të përkrahjes për ngritjen dhe forcimin e sektorit të hidrologjisë dhe meteorologjisë në  Kosovë. 

 

Për më shumë: Vjetari Hidrometeorologjik 2019