512 - Lajmi Single | AMMK

Raporti i Auditimit të Performancës mbi procesin e licencimit të shfrytëzuesve të mineraleve

23 February 2021

foto

16.02.2021- Institucionet nuk janë angazhuar mjaftueshëm për mbrojtjen e mjedisit nga aktivitetet minerare. Keshtu thot Raporti i Auditimit të Performancës i Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) mbi procesin e licencimit të shfrytëzuesve të mineraleve ndërtimore e industriale dhe mbrojtjen e mjedisit nga kjo veprimtari.

 

Gjetjet e këtij raporti, kanë treguar se institucionet përgjegjëse nuk kanë bërë mjaftueshëm për të mbrojtur mjedisin nga operatorët ekonomik gjatë zhvillimit të aktivitetit minerar duke mundësuar që këta operatorë të operojnë pa zbatuar kriteret e kërkuara dhe pa ofruar siguri në terren.

 

Sipas ZKA-së, Komisioni i Pavarur për Minieradhe Minerale ka të vendosur sistemin për dhënien e licencave dhe lejeve për shfrytëzim dhe aktivitete të veçanta, por se zbatimi i këtij sistemi përcillet me disa mangësi dhe për rrjedhojë nuk ka ofruar siguri të nevojshme se janë plotësuar të gjitha kriteret gjatë procesit të licencimit të operatorëve ekonomik.“Mangësitë ndërlidhen memoskoordinimin me palët tjera gjatë licencimit, mungesa e pëlqimeve nga organet përgjegjëse për rrugët, mungesa e programit të detajuar të rehabilitimit, vazhdimi i licencave në mungesë të rikultivimit të zonave ku janë shfrytëzuar mineralet.

 

Gjatë viteve 2018 dhe 2019, Inspektorati i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale nuk kishte zbatuar si duhet dispozitat ndëshkuese dhe monitorimin ndaj operuesve ilegal. Kjo rrezikon mbrojtjen e mjedisit nga aktiviteti minerar të cilat paraqesin rrezik për njerëzit dhe kafshët”, thuhet në raportin e ZKA-së.

 

Sipas Auditorit, edhe dhënia e pëlqimeve dhe lejeve mjedisore nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit është karakterizuar me disa mangësi në monitorimin e vlefshmërisë së pëlqimeve mjedisore dhe procesine lejeve mjedisore, monitorimin e operuesve që shfrytëzojnë mineralet, inspektimin e shfrytëzuesve të mineraleve dhe mangësi në zbatimin e dispozitave ndëshkuese. “Këto kanë ndikim negativ direkt në mbrojtjen e mjedisit nga aktiviteti minerar e njëkohësisht kanë edhe efekt financiar.

 

Prandaj, bazuar në konkludimet e përgjithshme vlerësojmë se, me qëllim të mbrojtjes së ambientit ka nevojë për përmirësimin e sistemit të licencimit për shfrytëzim të mineraleve dhe aktiviteteve të veçanta si dhe përmirësimin e sistemit për dhënien/monitorimin e pëlqimeve dhe lejeve mjedisore. Njëkohësisht, ka nevojë për përmirësimin e menaxhimit të inspektimeve për shfrytëzuesit e mineraleve dhe ngritjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të nivelit qendror dhe lokal në fushën e mbrojtjes së ambientit.

 

Me qëllim të adresimit të këtyre çështjeve të rëndësishme kemi vlerësuar se është e nevojshme përfshirja aktive e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, theksohet në raportin e ZKA-së, duke shtuar se për KPMM-në janë dhënë 10 rekomandime, 6 sosh për MEA dhe 1 rekomandim për inspektoratet komunale.

 

Raporti i ZKA-së paraqet një pikënisje drejt shtytjes së institucioneve përgjegjëse për ndërmarrjen e veprimeve për përmirësimin e gjendjes aktuale, duke qenë se përfaqësuesit e institucioneve që kanë qenë pjesë e procesit të auditimit kanë shprehur gatishmërinë për t’i përgatitur planet e veprimit duke përcaktuar masat që do të ndërmerren, personat përgjegjës si dhe afatet kohore për zbatim të rekomandimeve.

 

Per me shume: Raporti i Auditimit të Performancës mbi procesin e licencimit të shfrytëzuesve të mineraleve