515 - Lajmi Single | AMMK

Njoftim për Diskutim Publik - Arsyeshmëria profesionale për marrjen nën mbrojtje të zonës “Pishat e Sllatinës” në kategorinë Peizazh i Mbrojtur

21 May 2021

foto

21/05/2021-  Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përkatësisht Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës ne kuadër te Planit te Punës për vitin 2021 ka përgatitur Arsyeshmërinë profesionale për marrjen nën mbrojtje të zonës “Pishat e Sllatinës” në kategorinë Peizazh i Mbrojtur i natyrës.

 

Bazuar në kërkesat e Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës (Nr.03/L-233) përkatësisht të Neni 20 (Përmbajtja e propozimit për shpallje) Pika 3: Për propozimin e shpalljes së zonës së mbrojtur informohet publiku. Me informim të publikut nënkuptohet qasja publike në aktin e propozuar për shpalljen e zonës së mbrojtur dhe bazën profesionale me dokumentacionin hartografik. Bazuar në këto kërkesa edhe draft dokumenti Arsyeshmëria profesionale për marrjen nën mbrojtje të zonës “Pishat e Sllatinës” në kategorinë Peizazh i Mbrojtur, i nënshtrohet diskutimit publik.

Diskutimi publik do të jetë i hapur nga date 21.05.2021 deri me date 21.06.2021.

 

Sipas ligjit për Mbrojtjen e Natyrës Nr.03/L-233, Peizazhi i Mbrojtur është zonë natyrore ose artificiale me vlerë të madhe peizazhore dhe larmi biologjike ose me vlerë kulturore-historike, ose peizazh me veçori të ruajtura unikale karakteristike për zonën e caktuar i dedikohet për pushim dhe rekreacion. Në peizazhin e mbrojtur nuk lejohen ndërhyrjet dhe punët të cilat prishin karakteristikat për shkak të cilave është shpallur e mbrojtur.   

 

Qëllimi kryesor që synohen të arrihen me shpalljen e kësaj pjese zonë të mbrojtur është: Mbrojtja e ekosistemit të pyjeve halore dhe diversitetit biologjik, menaxhimi i qëndrueshëm i tyre, marrja e masave për revitalizimin e vlerave natyrore të dëmtuara në këtë zonë, mbikëqyrjes dhe kontrolli i zonës për të ndaluar degradimin e saj si dhe promovimii vlerave turistike dhe atyre edukative-arsimore në zonë. 

 

Në kuadër të këtij procesi, AMMK/IKMN pret angazhimin e të gjithë të interesuarve, në mënyrë të veçantë të ekspertëve dhe shoqatave të ndryshme që me komente dhe rekomandime të ndihmojnë në plotësimin e dokumentit final.

 

Komentet, vërejtjet dhe rekomandimet, Ju lutem ti dërgoni në email adresën nexhmije.kamberi@rks-gov.net

 

Për më shumë shkarkoni dokumentin:

 

Arsyeshmëria profesionale për marrjen nën mbrojtje të zonës “Pishat e Sllatinës” në kategorinë Peizazh i Mbrojtur