517 - Lajmi Single | AMMK

Gjendje jo e mirë e deponive sanitare të mbeturinave komunale

14 June 2021

foto

14.06.2021- Drejtoria për Vlerësimin e Gjendjes së Mjedisit, e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, në kuadër të planit të punës për vitin 2021 ka bërë monitorimin dhe vlerësimin e gjendjes së deponive sanitare dhe stacioneve të transferit të mbeturinave komunale.

Gjatë periudhës shkurt-qershor 2021, është bërë monitorimi dhe vlerësimi i gjendjes së deponisë sanitare të mbeturinave komunale për regjionin e Pejës, deponisë sanitare të mbeturinave komunale për regjionin e Prizrenit dhe stacionit për trasferimin e mbeturinave komunale në Gjakovë.

 

Bazuar në vizitat e realizuara në keto deponi është konstatuar që gjendja e tyre nuk është e mirë dhe se ka probleme që ndërlidhen me menaxhimin e deponive.

 

Ndër problemet kryesore të evedentuara duhet përmendur ngjeshja dhe mbulimi jo i rregulltë i mbeturinav, shpërndarje jo e rregulltë e mbeturinave në deponi, mbeturina jashte rrethojave të deponis, shkarkimi i ujërave të deponisë jashtë bazenit të grumbullimit, prania e qenëve endacak në zonën e deponisë si dhe prania e individëve të pa autorizuar në deponi  që merren me grumbullimin e llojeve të caktuara të mbeturinave me qëllim shitjen e tyre.  

Raporti ka dhënë edhe disa rekomandime për ndërmarrjen e masave nga institucionet relevante për përmirësimin e gjendjes.

 

Për më shumë shihni raportin: Vleresimi i gjendjes se deponive sanitare