518 - Lajmi Single | AMMK

Raport për kadastrin e mbeturinave te rrezikshme dhe kimikateve

14 June 2021

foto

14.06.2021- Ky raport është përgatitur ne kuadër te aktiviteteve te AMMK te realizuara si pjesë e  projektit për kadastrin e mbeturinave të rrezikshme dhe kimikateve, te implementuar gjatë periudhës 2019-2020.  

 

Hartimi i këtij raporti është i bazuar në kërkesat e Ligjit Nr. 04/L-197 për Kimikatet, kus pecifikohet që MMPHI, mban regjistrin e përgjithshëm të kimikateve, në formë të shkruar dhe elektronike. Kimikatet që prodhohen, importohen, tregtohen, dhe magazinohen, duhet të regjistrohen në këtë regjistër përmes raportimeve të rregullta të operatorëve të cilët importojnë, prodhojnë, tregtojnë, dhe përdorin këto kimikate.

 

Po ashtu edhe sipas Ligji te Mbeturinave kërkohet që: personat e licencuar që merren me menaxhimin e mbeturinave duke përfshirë prodhuesit, zotëruesit, eksportuesit dhe ricikluesit duhet të paraqesin raportin vjetor duke specifikuar të dhënat e mbeturinave që i kanë nën menaxhim ose zotërim.

 

Në këtë raportmes tjerash janë përfshirë të dhënat për: emrin tregtar të kimikatit dhe emrin sipas nomenklaturës IUPAC, emrat e tjerë identifikues të kimikateve, të dhënatpër sasinë e kimikateve të vendosura në qarkullim, të dhënat për mënyrën e përdorimit të kimikateve, të dhënat për përmbajtjen kimike, klasifikimin dhe etiketimin e kimikateve, shënimet për vetitë fiziko- kimike të kimikatit, shënimet për efektet e kimikatit në mjedis, mënyrat e mundshme të shndërrimit të substancave të rrezikshme në të parrezikshme, shënimet për shkallën e pastërtisë dhe përmbajtjen e shtesave të rrezikshme në substancë, nëse ato janëtë rrezikshme dhe nëse është e nevojshme për klasifikimin dhe etiketimin e kimikateve të rrezikshme.

 

Raporti për kadastrin e mbeturinave të rrezikshme dhe kimikateve ofron të dhëna edhe për vetitë e rrezikshme të këtyre substancave, vetitë fizike, licencat  mjedisore për administrimin e mbeturinave te rrezikshme, licencat për transportim dhe trajtim të mbeturinave te rrezikshme,etj.

 

Në kuadër të këtijraporti është bërë edhe vlerësimi gjendjes aktuale, identifikimi i të arriturave, problemeve dhe pengesat në hartimin e regjistrit të konsoliduar të mbeturinave të rrezikshme dhe kimikateve dhe rekomandimet për përmirësimin e gjendjes dhe hapat e ardhshëm.

 

Për më shumë detaje:

 

Raport - Kadastri i mbeturinave te rrezikshme dhe kimikateve