524 - Lajmi Single | AMMK

Konkursi për fotografi Ndryshimi i klimës PIX

07 July 2021

foto

06.07.2021 - Konkursi i ri për fotografi i Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA) "Ndryshimi i klimës PIX" synon të fotografohet ajo që është rreth nesh: ndryshimi i klimës dhe përgjegjet tona ndaj saj.

 

Dërgoni fotot tuaja më të mira deri më 1 gusht2021 në këto katër kategori të konkursit:

 

1. Ndikimet e ndryshimit të klimës në natyrë

Si ndikon ndryshimi i klimës në mjedisin tonë?

A mund të përshkruani ndryshimet në ajër,tokë, ujë ose jetëtë egër?

 

2. Ndikimet e ndryshimit të klimës në shoqëri

Si ndikon ndryshimi i klimës në mënyrën se si jetojmë?

A mund të tregoni përmes fotografisë se si ndikon ndyshimi i klimës në shëndetin, stilin e jetës, mjedisin e ndërtuar apo ekonominë tonë?

 

3. Zgjidhjet shoqërore për ndryshimin e klimës

Nga komunitetet lokale në iniciativat në mbarë Evropën ku jemi duke reduktuar emetimin e gazeve serë dhe duke iu përshtaturndryshimeve klimatike.

A mund ta tregoni këtë përmes fotografive tuaja?

 

4. Aksion individual për ndryshimin e klimës

Njerëzit kërkojnë mënyra të jetesës me karbontë ulët dhe ndërmarrin veprime për të përballuar motin ekstrem.

Si duket kjo ku jetoni?

 

Informacion në lidhje me Ndryshimet Klimatike PIX

 

Konkursi është i hapur për qytetarët e 32 vendeve anëtare të EEA dhe gjashtë vendeve bashkëpunuese, duke përfshirë 27 shtetet anëtare të BE, Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia, Zvicra, Turqia, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dheSerbia.

Të gjithë pjesëmarrësit duhet të jenë të moshës mbi 18 vjeç.

 

Lexoni mëshumë rreth rregullave të konkursit dhe si të merrni pjesë në faqen e konkursitNdryshimi i Klimës PIX ’.

https://www.eea.europa.eu/.../climatechangepix/competition

https://europeanenvironmentagency.wufoo.com/.../climate.../

 

Fituesit në të katër kategoritë e konkursit dotë marrin çmim në para me vlerë prej 1,000 Euro secili.

 

EEA do të japë gjithashtu një Çmim special përtë Rinjtë për fotografinë më të mirë të dërguar nga një i ri dhe një 'Public Choice Award' i cili do të zgjidhet nga të gjithë finalistët përmes votimit në internet.

 

EEA do të shpallë fituesit në vjeshtë 2021.