544 - Lajmi Single | AMMK

Publikohet Vjetari Hidrometeorologjik 2020

01 March 2022

foto

 

Vjetari Hidrometeorologjik 2020, është vazhdimësi e procesit të publikimeve të të dhënave klimatike të gjeneruara dhe monitoruara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës i cili kryen këtë detyrënë në bazë të Ligjit Nr.06/L -035 për veprimtaritë hidrometeorologjike.

 

Vjetari përmban informata nga monitorimi i vazhdueshëm hidrologjik, klimatologjike dhe meteorologjik në Republikën e Kosovës për vitin 2020.

 

Informacionet e punuara nga monitorimi i IHMK mbi kushtet klimatike në Kosovë, janë të dhëna të rëndësishme dhe të besueshmeqë mundë të hyjnë në funksion për ndërtimin dhe funksionimin e strukturave menaxhuese të burimeve ujore, për dizajnimin e infrastrukturës së lumenjve dheq ë do ti shërbejë politikebërësve në zbatimin e politikave të qëndrueshme në sektorine hidrologjisë, meteorologjisë dhe atë të ndryshimeve klimatike si dhe donatorëve në orientimin e projekteve të nevojshme.

 

Të dhënat e ofruara përmes këtij “VjetariHidrometeorologjik”, po ashtu mundësojnë identifikimin e ndryshimeve klimatike të theksuara dhe shërbejnë për hartimin e planit të punës për menaxhimin e krizave nga ndryshimet klimatike si dhe adaptimin ndaj tyre.

 

Për më shumë: Vjetari Hidrometeorologjik 2020