63 - Lajmi Single | AMMK

Mbahet debati publik “Zbutja e Hot Spoteve Industriale në Mitrovicë- Vetëdijesimi Publik”

26 August 2010

foto

Me datën 03.02.2009 ne lokalet e Kuvendit Komunal ne Mitrovicë ne organizim të UNDP dhe REC zyra ne Kosovë është mbajtur debati publik “Zbutja e hot spoteve industriale në Mitrovicë- vetëdijesimi publik”. Pjesëmarrës ne këtë debat ishin edhe Bajram Rexhepi, Kryetari i Kuvendit Komunal te Mitrovicës, Ilir Morina -Kryeshef i Agjencisë se Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit si dhe pjesëmarrës tjerë.

 

Ne këtë debat qytetaret ishin te interesuar qe nga kompetente te informoheshin me shkallen e ndotjes se mjedisit ne Mitrovicë me rrethin si dhe mundësit e sanimit te kësaj gjendje Ilir Morina -Kryeshef i Agjencisë te Kosovës për Mbrojtje te Mjedisit ju përgjigj shumë pyetjeve te te interesuarve te cilat kishin te bënin me problemet mjedisor me te cilat ballafaqohet Mitrovica siç janë: sanimi i deponive industriale, ndotja e ujërave te Ibrit me mbeturina, zgjedhja e problemit te kimikateve te deponuara ne repartet e kombinatit “Trepça”, pajisjen e operatorëve ekonomik me pëlqime mjedisore, publikimin e raporteve ne lidhje me shkallen e ndotjes nga organizatat e ndryshme, mungesa e zyrave dhe koordinatorit regjional për mjedis ne kete komunë, e deri te kërkesat për vizita ma te shpeshta te institucioneve qendrore.

 

Gjithashtu nga te pranishmit u dhanë ide qe Mitrovica ne te ardhmen te trajtohet me prioritet ne projektet te cilat kanë për qellim zgjedhjen e problemeve mjedisore si dhe u kërkua qe stacioni meteorologjik i Mitrovicës te pajiset me aparaturën dhe kuadrin e nevojshëm për përcjelljen e gjendjes mjedisore.

Ne këtë debat publik u paraqiten edhe tri prezantimi :

  • Hot-spote mjedisore-koncepti i përgjithshme dhe Mitrovica nga Dr.Zeqir Veselaj, REC
  • Projekti për sanimin e deponive industriale në Artanë dhe Stan Tërg nga Agron Bektashi,UNDP dhe
  • Aktivitetet e Ministrisë se Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në projekt nga Shukri Shabani, DMM