64 - Lajmi Single | AMMK

Mbahet punetoria dyditore: “Inicimi i procesit të evidentimit të zonave të rëndësishme të zogjve për rrjetin Natyra 2000 në Kosovë-sfidat dhe mundësitë”

26 August 2010

foto

Nën organizimin e Agjencis së Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit dhe në mbështetje nga TAIEX-i, për dy dite me radhë (15 dhe 16 janar) në ambientet e Hotelit ”Afa” në Prishtinë është mbajtur Punëtoria me temën “Inicimi i procesit të evidentimit të zonave të rëndësishme të zogjve për rrjetin Natyra 2000 në Kosovë-sfidat dhe mundësitë”.

 

Në hapje të kësaj punetorie, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Mahir Yagcilar pasi ka përshëndetur ekspertët e shumtë vendorë dhe ndërkombëtar, ka theksuar se Natyra 2000, është një sistem integral i zonave të mbrojtura në kuadër të BE-së, e cila përfshinë zonat sipas Direktivës së Habitateve dhe Direktivës së zogjve.

 

Të dy këto direktiva për BE-në dhe vendet anëtare të saj, paraqesin një instrument mjaft të rëndësishëm ligjor për realizimin e detyrave të Konventës së Biodiversitetit për ruajtjen e diversitetit biologjik të llojeve dhe biotopeve të tyre. Ministri Yagcilar po ashtu theksoi faktin se Kosovën e karakterizon një natyrë e pasur, peizazhe dhe botë e larmishme bimore dhe shtazore. “Vlerat e trashëgimisë sonë natyrore po përballen me presionin e vazhdueshëm nga shfrytëzimi i pakontrolluar dhe i pa planifikuar.

 

Përkundër kësaj, orientimi ynë është që ti intensifikojmë përpjekjet për ruajtjen e këtyre vlerave: duke hartuar politika efikase për mbrojtjen e natyrës; duke rritur sipërfaqet e zonave të mbrojtura; duke ngritur cilësinë e menaxhimit të këtyre zonave; duke i mbrojtur llojet e rralla bimore dhe shtazore dhe duke i mbrojtur pyjet. Në këtë mënyrë ne përmbushim obligimin ligjor për sjelljen graduale të standardeve të Bashkimit Evropian”, tha mes tjerash ministri Yagcilar.

 

Ne punetori kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve qeveritare dhe joqeveritare qe pritet te jene te kyçura ne procesin e identifikimit, hulumtimit, invnetarizimit, shpalljes dhe menaxhimit te zonave të Natura 2000 në Kosovë. Duke u nisur nga prezantimet e eksperteve vendas dhe atyre nga vendet e Bashkimit Evropian, si dhe duke marrë për baze punimet dhe diskutimet e punetoris në fund janë nxjerrur rekomandimet për hapat e metutjeshën në vazhdimin e këtij procesi në Kosovë.