67 - Lajmi Single | AMMK

AMMK, shënon 5 Qershorin-Ditën Botërore të Mjedisit

26 August 2010

foto

Me rastin e 5 Qershorit-Ditës Botërore të Mjedisit, Agjencia e Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit, në një konferencë për media ka prezantuar rezultatet e hulumtimit "Mjedisi në mediat e shkruara ditore".

Ministri i MMPH-së, Mahir Yagcilar, me këtë rast ka vlerësuar lartë rolin e mediave për informimin e publikut për çështje mjedisore dhe ka inkurajuar ato që edhe me tutje ti trajtojnë këto probleme. " Mediat janë të parat që i japin informatën publikut për çdo gjë që ndodhë në mjedisin tonë, andaj kontributi i tyre në ndërgjegjësimin, informimin dhe qasjen e tyre ndaj mjedisit është i pakrahasueshëm.

 

Duke informuar publikun në mënyrë të drejtë për gjendjen e mjedisit, ne si shoqëri plotësojmë edhe një kërkesë që del nga Konventa e Arhusit për të drejtën e publikut për informim për çështjet e rëndësishme mjedisore. Prandaj, Ne, duke qenë transparent dhe duke ofruar informacionet e kërkuara dhe Ju, duke informuar në mënyrë të drejtë dhe profesionale, plotësojmë këtë nevojë që është praktikë e të gjitha vendeve demokratike.. ." ka thënë mes tjerash ministri Yagcilar në fjalën e ti të rastit.

 

Hulumtimi është realizuar me qëllim që të fitohet një pasqyrë e qartë për praninë e problemeve mjedisore në mediat e shkruara ditore, të rrisë ndërgjegjësimin e medias për problemet mjedisore, të identifikoj mediat dhe gazetarët qe merren më shumë me çështjet e mjedisit dhe të inkurajojë ato që edhe më tutje t'i trajtojnë këto probleme. Hulumtimi është realizuar për periudhën janar-prill 2008, dhe në të prezantohen të dhënat për numrin e artikujve në mediat e shkruara ditore sipas muajve, gazetave, natyrës së artikujve, nivelit të trajtimit, sektorit dhe problematikave mjedisore të trajtuara