670 - Lajmi Single | AMMK

ERA DIMËN, një publik i veçantë për cilësinë e ajrit në Kosovë

11 March 2022

foto

11.03.2022- ERA DIMËN, një publikim që trajton çështjet e cilësisë së ajrit në Kosovë, përmes  një sërë një temash për ndotjen eajrit, të kombinuar me përshkrime narrative personale, analizave profesionale,  artit dhe aktivizmin për të frymëzuar ndryshimet mjedisore në Kosovë.

 

Publikimi ofron një qasje ndryshe për kuptimin e rëndësisë së cilësisë së ajrit, duke ofruar shembuj në nivel lokal dhe kombëtar dhe po ashtu vë në pah edhe rolin e akademisë në çështjet e cilësisë së ajrit, si dhe rolin e shoqërisë civile për të kërkuar ndryshime mjedisore duke shfrytëzuar të dhënat  për veprim qytetar.

 

Imazhet dhe tregimet e paraqitura në këtë publikim tregojnë aspektet e jetës sonë të përditshme të prirura për të ndryshuar—pa dëshirë—për shkak të degradimit të cilësisë së ajrit, rëndësia e cilësisë së ajrit në progresin individual dhe shoqëror, dhe se si shqetësimet e sotme, pyetjet, sjelljet dhe veprimet që duhet të ndryshojmë, për të siguruar një mjedis më të pastër nesër.

 

Publikimi ERA DIMËN është pjesë e aktiviteteve për Cilësinë e Ajrit, në kuadër të Programit për Transparencë dhe Përgjegjësi, të zbatuar nga Millennium Foundation Kosova, i mbështetur nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

 

Libri po ashtu prezanton edhe një raport te aktiviteteve të realizuara nga Millennium Foundation Kosova me mbështetjen e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit dhe aktorëve vendorë në fushën e cilësisë së ajrit.

 

Për më shumë shihni publikimin ERA DIMËN