689 - Lajmi Single | AMMK

Vendosen platforma me fole të lejlekëve

05 April 2022

foto

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës në bashkëpunim me Kompaninë kosovare për distribuim dhe furnizim me energji elektrike (KEDS) kamë bë në vendosjen e platformës së Lejlekut në fshatin Lloshkobare, në komunën e Ferizajt.

Vendosja e platformës është bëre në afërsi të trungut të thatë ku lejleku ka folenizuar me vitet të tëra.

Ky aktivitet është vazhdimësi e vendosjes se platformave me fole të lejlekëve në disa shtylla elektrike në disa lokalitete në Komunën e Kaçanikut.

Përndryshe vendosja e kësaj platforme folenizuese, të përgatitura nga ana e KEDSit, me udhëzim dhe rekomandim të IKMN-së, është praktike në shumë vende evropiane por edhe nga rajoni.

Njëra prej qëllimeve të këtij aktiviteti, përveç krijimit të kushteve për mbrojtjen e këtij lloji të rrallës të faunës sonë është gjithsesi edhe promovimi i një shembulli pozitiv për të mbrojtur lejlekun bardhë dhe habitatin e saj.