702 - Lajmi Single | AMMK

Listës së zonave të mbrojtura të Kosovës u shtohen edhe 9 vlera të natyrës

13 April 2022

foto

Në kuadër të realizimit të planit të punës për vitin 2022, Institutit i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit  kanë realizuar studimin e vlerave natyrore të cilat paraprakisht ishin evidentuar në territorin e kësaj komune.

 

Pas përgatitjes së elaborateve përkatëse për të gjitha objektet e trashëgimisë natyrore në territorin e komunës të njëjtat janë përcjellë për miratim në Kuvendin Komunal të Lipjanit , i cili me datë 04.04.2022 nxorri vendimet përkatëse për mbrojtjen e tyre.

 

Me nxjerrjen e vendimeve këto objekte të trashëgimish natyrore të komunës janë shtuan regjistrit të zonave të mbrojtura të Kosovës që mirëmbahet nga Instituti për Mbrojtjen e Natyrës. Zonat e mbrojtura kryesisht janë Monumente te natyrës me karakter hidrologjik, botanik dhe gjeologjik.

 

Lista e zonave të reja të marra në mbrojtje përfshinë këto monumente natyrore:

Burimet e Ujit

Trungu i Bungëbutës (Quercus pubescens)

Trungu i  Shpradhit (Quercus frainetto)

Trungu i  Bungëbutës (Quercus pubescens)

Trungu i Qarrit (Quercus cerris)

Guri te Kroni

Trungu i Rrënjës (Quercus robur)

Trungu i Qarrit (Quercus cerris)

Trungjet e Shpardhit (Quercus frainetto)