707 - Lajmi Single | AMMK

Raporti vjetor për gjendjen e ajrit në Kosovë për vitin 2021

13 May 2022

foto

Raporti vjetor për gjendjen e ajrit në Kosovë për vitin 2021

Raporti ofron një përmbledhje të të dhënave për cilësinë dhe emisionet në ajër, ndikimin e ajrit ne shëndet, infrastrukturën ligjore, investimet në sektorin e ajrit dhe rekomandimet për përmirësim të gjendjes.

Të dhënat e prezantuara në raport janë grumbulluar nga procesi i monitorimit të cilësisë së ajrit përmes rrjetit të monitorimit që menaxhohet nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, nga vlerësimet dhe analizat për burimet e ndotjes, të dhëna dhe raporte nga institucionet që monitorojnë cilësinë e ajrit, operatorët ekonomik që bëjnë monitorim të cilësisë së ajrit dhe nga projektet e ndryshme në sektorin e ajrit të implementuar nga institucionet apo donatoret gjatë vitin 2021.

Të dhënat e grumbulluara janë përpunuar dhe vlerësuar nga Sektori për Vlerësim të Gjendjes së Mjedisit në Drejtorin për Vlerësim të Gjendjes së Mjedisit të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.

Sa i përket cilësisë së ajrit në raport janë ofruar të dhëna dhe vlerësime për 5 ndotës: Monoksidi i Karbonit( CO), Ozoni (O3), Dyoksidi i Sulfurit (SO2), Dyoksidi i Azotit NO2 ), Grimcat e Pluhurit me diametër më të vogël se 10 mikron dhe 2,5 mikron (PM10 & PM 2.5)

Ndërsa të dhënat për shkarkimet në ajër përfshijnë vlerësimet për shkarkimet (emisionet) në ajër të NOx, SO2 dhe Pluhurin Total nga operatorët ekonomik: TCA dhe TCB, New Co Feronikel dhe Sharr Cem.

Për më shumë shihini Raportin vjetor për gjendjen e ajrit në Kosovë për vitin 2021