711 - Lajmi Single | AMMK

Diskutohet për bashkëpunimin ndërkufitarë Kosovë-Shqipëri në mbrojtjen e natyrës

26 May 2022

foto

Një delegacion i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, i kryesuar nga Drejtori Fadil Bajraktari, kanë vizituar sot Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura për Qarkun e Kukësit, ku është pritur nga përfaqësuesit e kësaj Drejtorie.

Qëllimi i këtij takimi ishte rritja e bashkëpunimit ndërkufitar mes Kosovës dhe Shqipërise për mbrojtjen e natyrës, shkëmbimin e informacionit mes dy drejtorive në kuadër të menaxhimit të qendrueshem ndërkufitar të këtyre zonave si dhe diskutimi për mundësitë e tjera të bashkëpunimit në monitoritmin e faunës dhe florës së egër.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë të nënshkruar në vitin 2017.