712 - Lajmi Single | AMMK

Delegacioni nga Agjencia Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit ka vizituar Parkun Kombëtarë Sharri

02 June 2022

foto

Në kuadër të misionit të tij në Kosovë, ekipi i ekspertëve nga Agjencia Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit ka qëndruar për vizitë në Drejtorinë për Administrimin e Parkut Kombëtarë “Sharri” ku janë mirëpritur nga Drejtori z. Bajram Kafexholli, i cili ka njoftuar ata për organizimin e drejtorisë, vlerat natyrore të zonës, problemet dhe sfidat me të cilët po përballet kjo drejtori. 

Vizita tutje ka vazhduar në zonën turistike Zaplluzhë, të komunës së Dragashit, me ecje në shtigjet e vizitorëve tek Guri i Zi, gjegjësisht shtegun e vjetër tregtar dhe lokacionin për vëzhgimin e shpendëve në territorin e Parkun Kombëtarë “Sharri” në këtë zonë.

Qëllimi i vizitës ishte të shqyrtohet mundësia e zgjerimit të bashkëpunimit në mes të Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe  Agjencisë Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit edhe me një komponentë që do të jetë e fokusuar në Parqe Kombëtare, përmirësimin e komunikimit dhe zbatimin e Direktivës së Habitateve dhe Direktivës së Zogjve.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të Projektit “Ndërtimi i kapaciteteve për përdorimin e të dhënave mjedisore në Kosovë” që po realizohet si bashkëpunim në mes të Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe  Agjencisë Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit, me mbështetje nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtarë.