714 - Lajmi Single | AMMK

Zhvillimi i Regjistrit të Shkarkimit dhe Transferimit të Ndotësve në Kosovë

23 July 2022

foto

Nën organizimin e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe partnerëve implementues të projektit , Participatio Ltd dhe REC Albania, u mbajt takimi i palëvë nacionale të interest për Zhvillimi i Regjistrit të Shkarkimit dhe Transferimit të Ndotësve (PRTR) në Kosovë.

Qëllimi i takimit ishte të: ofrohet një përmbledhje e nevojave ligjore, institucionale, teknike dhe ndërtimin e kapaciteteve, për zhvillimin e Regjistrit të Shkarkimit dhe Transferimit të Ndotësve (PRTR) dhe zbatimin e kërkesave të Rregullores së BE-së për E-PRTR (KE) Nr. 166/2006, dhe Protokollin e PRTR të UNECE, të identifikohen vështirësitë aktuale dhe nevojat e mëtejshme, dhe të diskutohet roli i autoriteteve, operatorëve dhe OJQ-ve në këtë process, si dhe të diskutohen rekomandimet dhe të vendoset për hapat e ardhshëm në lidhje me zhvillimin e një PRTR operacional, me autoritetet dhe palët e interesuara.

Në punëtori, përveç përfaqësuesve nga AMMK dhe MMPHI, morën pjesë edhe përfaqësues të organizatave të Shoqërisë Civile, Operatorë Ekonomik dhe përfaqësues nga institucionet tjera qeveritare.

Takimi u mbajtë si pjesë e aktiviteteve në kuadër të projektit “Përmirësimi i Regjistrave të Shkarkimit dhe Transferimit të Ndotësve (PRTR) në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Republikën e Moldavisë”, të të mbështetur nga Qeveria Gjermane, përkatësisht nga Ministria e Mjedisit, Konservimit të Natyrës, Ndërtimit dhe Sigurisë Nukleare nën mbikqyrje të Agjencisë Gjermane të Mjedisit.

Qëllimi i projektit është ti përgatis vendet e Ballkanit Perëndimorë për ti përmbushur obligimet që dalin në kuadër të Direktivës së BE për Ndotje Industriale, Kërkesave për Raportim Elektronik të Regjistrit të Shkarkimeve dhe të Transferimit të Ndotësve (E-PRTR), si dhe përmbushjes së kërkesave të Protokollit të PRTR.

AMMK si një nga përfituesit e këtij projekti përvec rishikimit të bazës ligjore për PRTR, do të marrë mbështetje edhe në zhvillimin e sistemit online të raportimit për PRTR, si dhe ngritjen e kapaciteteve të institucioneve dhe operatorëve ekonomik për raportim dhe mirëmbajtje të regjistrit.