718 - Lajmi Single | AMMK

Është finalizuar procesi i hartimit të Plani Menaxhues të Parkut Kombëtarë "Bjeshkët e Nemuna"

16 November 2022

foto

Në kuadër të aktiviteteve të projektit “Programi Mjedisor i Kosovës” (KEP) i mbështetur nga SIDA, është finalizuar procesi i hartimit të Plani Menaxhues të Parkut Kombëtare "Bjeshkët e Nemuna".

Ky aktivitet ishte pjesë e komponentës së tretë të projektit “Forcimi i menaxhimit të zonave natyrore ndërkufitare”, që kishte si synim forcimin e kapaciteteve të Drejtorive të Parqeve Kombëtar për menaxhimin e burimeve natyrore, të rrisë njohuritë dhe mbrojtjen e biodiversitetit dhe të zhvilloj kapacitetet për përmirësimin e menaxhimit të zonave të mbrojtura ndërkufitare.

Ky Plan nuk përfshin informacione teknike të detajuara që lidhen me Parkun pasi që ekziston një numër i madh i studimeve të tjera specifike dhe burimeve të të dhënave përkatëse shkencore. Qëllimi i këtij plani është të paraqesë një modalitet drejtimi realist dhe të realizueshëm sipas kontekstit specifik ligjor, mjedisor dhe socio-ekonomik të lidhur me Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna. 

Gjatë hartimit të PM të Parkut Kombëtare Bjeshkët e Nemuna janë angazhuar ekspert ndërkombëtare si dhe vendor, ndërsa në procesin e hartimit janë të përfshira edhe zyrtaret ne kuadër te MMPHI, AMMK, Parqet Kombetare, Komunat, OJQ etj.