719 - Lajmi Single | AMMK

Prezantohet analiza: “Vlerësimi i masave për reduktimin e shkarkimeve në ajër”

17 November 2022

foto

Sot në Prishtinë është mbajtur punëtoria “Vlerësimi  masave për reduktimin e shkarkimeve në ajër”, që kishte për qëllimi prezantimin e rezultateve preliminare nga vlerësimi për reduktimin e shkarimeve në ajër i bazuar në të dhënat e grumbulluara nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe të analizuara sipas modelit GAINS.

Në kuadër të vlerësimit të realizuar nga Instituti Suedez për Hulumtime Mjedisore (IVL), është prezantuar metodologjia e hulumtimit për vlërësimin e masave potencialë për redukimin e shkarkimeve në ajër për tre sektorë: djegjen e vogla, prodhimin e energjisë dhe ngrohjes dhe transportin e rrugëve të bazuar në dizel.

Në kuadër të vlerësimit janë prezantuar edhe rezultatet mbi kosto-efektivitetin e zbatimit të këtyre masave, instrumetet dhe politikat e sygjeruara për implementimin e masave  për të përmirësuar cilësinë e ajrit në Kosovë dhe zhvillimin e skenarëve për reduktimin e ndotjes për 2030 dhe 2050.

Punëtoria në të cilën morën pjesë përfaqesues nga institucionet qëndrore dhe loale, perfaqësues nga donatorët, ndërmarrjet publike dhe shoqëria civile, është pjesë e projektit “Ngritja e kapaciteteve për përdorimin e të dhënave mjedisore”, financuar nga Agjencia Suedeze e Zhvillimit Ndërkombëtar (SIDA), dhe implementuar si rezultat i bashkëpunimit në mes të Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Suedisë.