72 - Lajmi Single | AMMK

Një delegacion i AMMK-se ka qëndruar në Bruksel ku ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga EEA

30 November 2010

foto

30.11.2010- Një delegacion i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ne përbërje Ilir Morina, Kryeshef ekzekutiv i AMMK dhe Rizah Hajdari, Pikë Qendrore e Kontaktit për EEA-EIONET, ka qëndruar në Bruksel ku ka përfaqësuar Kosovën në konferencën e organizuar nga Agjencioni Evropian i Mjedisit-EEA dhe Agjencia Belge e Mjedisit. Ne këtë konference kanë marrë pjesë përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare te BE-se, përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues të Parlamentit Evropian, përfaqësuesit e Komitetit për Mjedis të Parlamentit Evropian si dhe përfaqësuesit e Presidencës belge te Bashkimit Evropian. Qëllimi kryesor i konferencës ishte përmirësimi i sistemit  të përbashkët për informimin mjedisor, promovimi i raportit  për gjendjen e mjedisit në Evrope për vitin 2010, perspektiva e raportimit mjedisor,  vështirësitë, përvojat nga vendet veç e veç si dhe rekomandimet për përditësimin dhe plotësimin e informimit mjedisor. Lansimi dhe promovimi i Raportit "Mjedisi i Evropës 2010- Gjendja dhe Perspektiva" është bërë në Parlementin Evropian. Një përmbledhje e këtij raporti është përkthyer në të gjitha gjuhët e Evropës përfshire edhe gjuhen shqipe. Kjo konference ka rendësi te madhe për Kosovën, sepse praktikisht vendi ynë po bëhet pjesë e zhvillimeve evropiane dhe po ndjekë me hapa të duhur procesin e integrimeve evropiane ne fushën e mjedisit.