720 - Lajmi Single | AMMK

Njoftim nga IHMK mbi gjendjen emergjente meteorologjike dhe hidrologjike

20 November 2022

foto

Instituti Hidrometeorologjik njofton mbi gjendjen emergjente meteorologjike dhe hidrologjike që është si rrjedhodhë e reshjeve të ditëve të fundit.

Në njoftimin e IHMK me tjerash thuhet: “Reshjet e shiut t cilat kanë filluar nga sot datë 18/11/2022, pritet që të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, të cilat do të shtohen gjatë pasdites së shtune datë 19/11/2022 deri të hënën me datë 21/11/2022 me intensitet dhe shtrirje të ndryshme territoriale. Më të theksuara do të jenë nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec), pastaj pjesa Veriore, qendrore, jugore edhe ajo lindore e vendit. Këto reshje mund të krijojnë kushte për vërshime të shpejta, (efekti flash flood), të cilët mund të shkaktojnë vështirësi dhe probleme, sidomos tek rrjedhat lumore me karakter malorë në formë të rrëkeve të shpejta, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut, mbyllje të sistemit të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim”.

Sipas të dhenave nga IHMK, reshjesh më të larta se 30 l/m² në 12 orë shkaktojnë përmbytje, probleme në të gjitha aktivitetet e prodhimit bujqësor, probleme në trafik, rrezik për rrëshqitje dheu. Lëndime të mundshme të njerëzve dhe dëmtim të pronës.

IHMK sqaron po ashtu se:  prodhimi informacionit të jashtëzakonshëm meteorologjik dhe hidrologjik, bazohet në modele të certifikuara dhe prognoza profesionale zyrtare. Produktet e qendrës Evropiane të Parashikimit të Motit ECMWF të Sistemit Evropian Copernicus – EFAS dhe ICON model i krijuar nga shërbimi kombëtar gjerman i motit (DWD Deutscher Wetterdienst).

Për më shumë shihni njoftimin e plotë ne linkun  https://ihmk-rks.net/uplds/docs/Njoftim_IHMK_18.11.2022.pdf

Ose informohuni për të rejat e fundit në lidhje gjendjen meteorologjike dhe hidrologjike duke vizituar portalin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës  https://ihmk-rks.net