724 - Lajmi Single | AMMK

Fillon përgatitja e Listës Referente për Kosovën

25 November 2022

foto

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës në kuadër të mbështetje nga Instrumenti i Komisionit Evropian për Mbështetje Teknike dhe Shkëmbim të Informatave (TAIEX), ka organizuar misionin një javor lidhur me përgatitjen e Listës referente për Kosovë.

 

Pjesëmarrës në aktivitetet e zhvilluara gjatë këtij misioni ku ka pasur punëtori dhe takime pune ishin përfaqësues nga institucione të ndryshme të nivelit qëndror dhe lokal përfshirë përfaqësues nga Agjensioni i Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit, Departamenti i Mbrojtjes se Mjedisit dhe Ujërave, Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Universiteti i Prishtinës, Komunat dhe Organizatat joqeveritare.

 

Eksperti i biodiversitetit i angazhuar nga TAIEX, Piter Skoberna nga Sllovenia, në kuadër të këtij aktiviteti përmes prezantimeve ka treguar praktikat e mira në lidhje me procedurat qe duhet ndjekur për përgaditjen e listës referente si dhe të dhënat që nevojiten për përgatitjen e Listës referente, e cila përmban në vete llojet dhe habitatete e Kosovës, e të cilat janë të listuara në Direktivën e Zogjve dhe Direktivën e Habitateve të Bashkimit Evropian dhe që shërbejnë për përcaktimin e zonave të Natyrës 2000.

 

Kosova në kuadër të procesit të parantarësimit në Bashkimin Evropian, ka obligim që në territorin e tij të bëjë identifikimin dhe përcaktimin e zonave të Natyrës 2000. Shpallja e zonave të NATURA 2000, do të kontribuojë jo vetëm në konserviin e biodiversitetit dhe në zhvillimin e qëndrueshëm dhe promovimin e tij, por edhe në plotësimin e standardeve mjedisore të Bashkimit Evropian.

 

Përafrimit me kërkesat e Acquis të mjedisit të Bashkimit Evropian, në veçanti Direktivën 92/43/EEC, 21 maj 1992 për ruajtjen e Habitateve të florës dhe faunës së egër dhe Direktivën 2009/147/EC, 30 nëntor, 2009 dhe Direktivën 79/406/EEC për Zogjtë e Egër, është e rëndësisë së vecantë.

 

Ky aktivitet ka shërbyer si pjesë e identifikimit të nevojave planifikimit për zhvillimin e politikave dhe strategjive të nevojshme për identifikimin e zonave të Natyrës 2000.