725 - Lajmi Single | AMMK

Monitorimi faunës së egër me kamera gjurmuese në Parkun Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna”.

02 December 2022

foto

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, në kuadër të planit të tij të punës gjatë vitit 2022, përveç aktiviteteve të tjera, ka vazhduar edhe me monitorimin e faunës së egër me kamera gjurmuese. Me theks të veçantë monitorimi me kamera gjurmuese është realizuar në territorin e dy Parqeve Kombëtare “Sharri” dhe “Bjeshkët e Nemuna”.

 

Në kuadër të monitorimit në zonat specifike në territorin PK “Bjeshkët e Nemuna”, që është realizuar në bashkëpunim me organizatën “ERA” nga Peja, janë mbledhur informacion dhe fotografi që dëshmojnë për praninë e llojeve të rëndësishme të faunës si kurse janë: Rreqebulli (Lynx lynx), Ariu (Ursus arctos), Djia e Egër (Rupicapra rupicapra), Kaprolli (Capreolus capreolus) etj, dhe gjendjen e tyre.