727 - Lajmi Single | AMMK

Miratohet Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

29 December 2022

foto

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e 116-të me radhë, të mbajtur me 28 dhjetor 2022, mes tjerash ka miratuar Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Ky dokument që përcakton parimet dhe qëllimet afatgjate të planifikimit hapësinor për periudhën 10 vjeçare, ka për qëllim të mundësojë arritjen e synimeve dhe objektivave strategjike, përmes ndërmarrjes së veprimeve, masave dhe aktiviteteve të planifikuara në Plan. Rekomandimet dhe zhvillimet e propozuara do të ndikojnë drejtpërdrejtë në mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të tinë e kësaj zone.

Pjesë e aktiviteteve në procesin e hartimit të dokumentit ka qenë konstatimi i shkaqeve për problemet e shfaqura, njohja me rrezikun që i kanoset zonës nga dukuritë negative, njohja me resurset dhe potencialet në hapësirën e Parkut dhe orientimi drej zhvillimit të qëndrueshëm të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Plani është hartuar nga Instituti për Planifikim Hapësinor në bashkëpunim me Grupin Punues Ndërministror dhe me institucione tjera relevante të nivelit qendror dhe lokal dhe me pjesëmarrës të fushave, profesioneve dhe strukturave të ndryshme.

Procedura e mëtejmë e miratimit e paraparë sipas Ligjit për Planifikim Hapësinorë dhe ligjit për Mbrojtjen e Natyrës, parasheh që të plani të aprovohet edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” është njëra nga pasuritë më të çmuara natyrore që ka Kosova, vlerat e të cilit duke përfshirë llojllojshmërinë biologjike dhe peisazhore i tejkalojnë kufijtë e vendit tonë. Dokumenti i planit hapësinor, do të ndihmojë në konservimin dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të kësaj zone.

Për më shumë shihni dokumentin në linkun vijues  Draft Plani Hapësinor për PK "Bjeshkët e Nemuna"