73 - Lajmi Single | AMMK

U publikua numri i pare i Buletinit Mjedisor

03 November 2010

foto

03.nentor.2010-Publikimi i këtij buletini është kontribut i bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë (MMPH) dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimi (UNDP). Nevoja për të rritur nivelin e informatave kualitative për mjedisin ka qenë njëra prej arsyeve që ka nxitur publikimin e këtij buletini.Synimi kryesor i këtij buletini është të sjellë tek dashamiret e mjedisit informata me rëndësi për mjedisin por edhe të pasqyrojë angazhimet, përpjekjet dhe aktivitetet e institucioneve mjedisore, organizatave jo qeveritare mjedisore dhe të iniciativave qytetare për përmirësimin e gjendjes së mjedisit. Në faqet e buletinit i cili do te publikohet çdo tre muaj do të zënë vend edhe këshilla të ndryshme për mbrojtjen e mjedisit, kuriozitete për mjedisin, ngjarje nga kalendari mjedisor botëror por edhe fakte të rëndësishme mjedisore. 

Me këtë rast ju bëjmë thirrje të gjitha organizatave të interesuara por edhe individëve të bashkëpunojnë me ne, të na dërgojnë informata të ndryshme për mjedisin me qëllim që të përmbushim synimin tonë.

Me një bashkëpunim të frytshëm dhe me një përkushtim të përbashkët ne shpresojmë që ky buletin të bëhet një dritare më shumë për të përmbushur nevojën e informimit për gjendjen e mjedisit që na rrethon.

Shkarko Buletinin