731 - Lajmi Single | AMMK

Instituti për Mbrojtjen e Natyrës, realizon aktivitete për ruajtjen e popullacionit të Lejlekut të Bardhë në Kosovë

20 April 2023

foto

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, në kuadër të aktiviteteve për mbrojtjen e llojeve të rralla të faunës, ka realizuar një aktivitet bashkëpunimi me Organizatën Wildlife-Albanian Photographers, KEDS-in dhe me komunën e Fushë Kosovës.

 

Qëllimi i bashkëpunimit ishte zëvendësimi i shtyllës së vjetër dhe të dëmtuar ku ka qenë çerdhja e Lejlekut të Bardhë (Ciconia ciconia), me një shtyllë të re nga betoni së bashku me strukturën metalike të folesë.  Kjo ka mundësuar që Lejleku i bardhë të kthehet sërish në çerdhen e re dhe të vazhdojë folenzimin.

 

Ky aktivitet dhe aktivitetet e tjera të ngjashme kanë ndikim pozitiv në ruajtjen e popullacionit të Lejlekut të Bardhë, si lloj i rrezikuar i faunës së Kosovës.