74 - Lajmi Single | AMMK

Raporti për Gjendjen e Mjedisit në Evropë edhe në Gjuhën Shqipe

01 December 2010

foto

01.12.2010. Sot në Bruksel është bërë promovimi  Raportit "Gjendja e Mjedisit në Evrope dhe Perspektiva 2010". Promovimi i këtij Raporti është bërë në kuadër të konferencës së organizuar nga Agjencioni i Mjedisit të Evropës në bashkëpunim me Agjencinë Belge të Mjedisit. Raporti ofron të dhëna për gjendjen e mjedisit në Evropë, duke i kushtuar rëndësi të posaçme ndryshimeve klimatike, biodiversitetit, resurseve natyrore, mbetjeve, shëndetit dhe cilësisë së jetës, sfidave mjedisore në kontestin global dhe lidhshmërisë ndërmjet tyre. Një pjesë e fundit të tij raporti paraqet disa refleksione mbi prioritet e ardhshme mjedisore në Bashkimin Evropian. Mesazhet kryesore që jep raporti  janë të orientuara në parandalimin e shterjes së vazhdueshme të rezervave të resurseve natyrore dhe rrjedhave të shërbimeve të ekosistemit të Evropës, mundësive të reduktimit në emetimin e gazrave serë dhe se sa është ky reduktim në rrugë të duhur për të përmbushur detyrimet e dala nga Protokolli i Kiotos, zgjerimin e rrjetit të zonave të për të krijuar një rrjet të gjerë të zonave të mbrojtura dhe programe për të mos lejuar zhdukjen e llojeve të rrezikuara, rritjen e efiçiencës së resurseve, përmes ndarjes relative të përdorimit të resurseve, emisioneve dhe gjenerimit te mbetjeve nga zhvillimi ekonomik, shqetësimet afatgjata për dëmtimin shëndetit të njeriut, lidhjet në mes të gjendjes së mjedisit në Evropë dhe megatrendeve të ndryshme globale, implementimin e politikave mjedisore dhe forcimi i qeverisjes mjedisore si dhe transformimin drejt një ekonomie të gjelbër evropiane e cila do të siguroj një qëndrueshmëri afatgjate të mjedisit të Evropës. E veçantë e këtij Raporti është se një sintezë e tij për herë të parë publikohet edhe në gjuhën shqipe.

 

Klikoni në linkun e poshteshenuar për të shkarkuar raportin "Gjendja e Mjedisit në Evrope dhe Perspektiva 2010".

http://www.eea.europa.eu/soer/synthesis/translations/mjedisi-i-evropes-2013-gjendja