748 - Lajmi Single | AMMK

Konkursi i fotografisë - ZeroWaste PIX 2023

27 July 2023

foto

Agjencia Evropiane e Mjedisit fton të gjithë qytetarët e Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Përendimor, të cilët janë të pasionuar rreth fotografisë dhe çështjeve mjedisore, që të marrin pjesë në konkursin e fotografisë “ZeroWaste PIX 2023”.

Këtë vit konkursi i fotografive “ZeroWaste PIX” është një thirrje për të reflektuar mbi gjendjen e qytetërimit modern njerëzor. Ju ftojmë që në fotografitë tuaja të kapni si modelet e paqëndrueshme që kërcënojnë mirëqenien tonë ashtu edhe alternativat premtuese dhe të qëndrueshme që po eksplorohen. Çdo fotografi duhet të ngrejë ndërgjegjësimin dhe duhet të frymëzojë ndryshim, pavarësisht nëse është një imazh i fabrikave që nxjerrin toksina, deponive të tejmbushura ose një kopshti komunitar që bashkon njerëzit rreth një qëllimi të përbashkët.

Ju lutemi lexoni me kujdes termat dhe kushtet përpara se të aplikoni. Organizatorët e konkursit specifikisht kanë theksuar që pjesëmarrësit duhet të sigurohen që fotot e tyre të plotësojnë kushtet sa i përket të drejtës së autorit dhe që asnjë logo ose emra specifik markash të mos jenë të dukshme në foto. Fotot duhet të bëhen në një nga shtetet e pranueshme të listuara në rregullat e konkursit.

AMMK inkurajon gjithë të interesuarit Kosovar të marrin pjesë në këtë konkurs, që do të qëndroj i hapur deri më 3 tetor 2023.

Fituesit e përzgjedhur nga juria virtuale do të shpërblehen me shpërblime monetare.   

Informatat e detajuara i gjeni në linkun

Suksese!