750 - Lajmi Single | AMMK

Përfundon shenjëzimi i kufirit të jashtëm të Parqeve Kombëtare “Sharri” dhe “Bjeshkët e Nemuna”

22 October 2023

foto

Gjatë këtyre ditëve ka përfunduar projekti për shenjëzimin e kufirit të jashtëm të Parqeve Kombëtare “Sharri” dhe “Bjeshket e Nemuna”.  Procesi i shenjëzimti erdhi si rezultat i projektit për shenjëzimin e kufirit të jashtëm të dy parqeve kombëtare i realizuar nga Buxheti i Republikës së  Kosovës. Qëllimi i projektit ishte shenjëzimi i kufiriti të jashtëm me shenja dalluese përkatësisht shenja informuese dhe ndaluese përmes ngjyrave dhe tabelave përkatëse.

Gjatë realizimit të projektit të shënjëzimit për dy parqet kombëtare janë realizuar këto aktivitete:

Shenjëzimi: Vendosja e shenjave të dukshme me ngjyrë të kuqe dhe ngjyrë të bardhe në kufirin e jashtëm të PK “Sharri” dhe PK “Bjeshkët e Nemuna’’ me gjatësi prej 15 cm dhe gjerësi prej 1.5 cm dhe distanca midis vijave prej 2 cm. Shenjat janë vendosur në objekte të qëndrueshme të natyrës, sikur janë: trungjet, gurët dhe shkëmbinjtë, ndërsa në rastet kur ata kanë munguar janë vendosur në hunjë tëe drurit ose pllaka të gurit të ngulitura në tokë.  Distanca midis dy shenjave në terren është prej 100 deri 300 m, varësisht nga konfiguracioni i terreni, shikueshmëria dhe prania e objekteve natyrore për vendosjen e shenjave.

Tabelat informuese: Vendosja e shenjave përkatësisht tabelave informative në pikat hyrëse të PK “Sharri” dhe PK “Bjeshkët e Nemuna” dhe në zonat turistike të këtyre zonave. Tabelat përmbajnë edhe harta të lokacionit përkatës dhe kufijtë e parqeve kombetare, një përshkrim të shkurtër të vlerave natyrore të asaj zone si dhe foto shoqëruese dhe shpjeguese.

Tabelat informuese ndaluese: Këto tabela janë vendosur në zonat turistike të PK “Sharri” dhe dhe PK” Bjeshkët e Nemuna. Ato përmbajnë harta dhe informata tjera të nevojshme që tregojnë ndalesat për veprimtaritë e caktuara që nuk lejohen në territorin e parkut.

Laurat ndaluese: Laurat janë vendosur në lokacionet të caktuara ne territorin e PK, përkatësisht në pikat ku kërkohet kontrolle mbi veprimtaritë e caktuara si prerjet ilegale, gjuetia ilegale, apo aktivitete tjera të ndaluara në territorin e parkut me qëllim të mbrojtjes së vlerave natyrore dhe menaxhimin e qëndrueshëm të parqeve.

Procesi i shenjëzimit të territorit të PK, do të ndihmojë në menaxhimin e këtyre zonave të mbrojtura por edhe në informimin e qytetarëve dhe vizitorëve mbi kufirin, vlerat natyrore dhe aktivitetet që ndalohen në këto zona.  Këto parqe kanë vlera të veçanta natyrore me rëndësi shkencore, edukative, arsimore, kulturore, historike, rekreative dhe turistike me interes kombëtarë, andaj mbrojtja dhe menaxhimi i qëndrueshëm i tyre ka rëndësi të madhe për brezat e tanishëm dhe ata të ardhshëm.