751 - Lajmi Single | AMMK

Realizohet shenjëzimi i zonave të mbrojtura të natyrës në komunën e Mitrovicës dhe atë të Rahovecit

22 October 2023

foto

Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara për vitin 2023, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës ka realizuar edhe projektin për shenjëzimin e monumenteve të natyrës nga lista e zonave të mbrojtura. Projekti ka përfunduar me sukses gjatë këtyre ditëve me që rast janë shenjëzuar vlerat e trashëgimisë natyrore në territorin e komunës së Mitrovicës dhe ato në territorin e komunë së Rahovecit.

Në territorin e komunës së Mitrovicës janë shenjëzuar këto zona të mbrojtura: Shpellat e Kaçandollit- Kaçandol  Kroni i Akullit- Rahovë, Ujëvara e Trepçalive- Milenicë, Trungu i ahut dhe burimi i ujit nën rrënje- Ovçar, Trungjet e qarrit dhe Trungu i ahut në Zabërgjë, Burimi i ujit mineral- Mazhiq, Trungu i ahut- Bare, Trungjet e ahut- Bajgorë dhe Ahishtat e Llomovës- Selac.

Ndërsa në territorin e komunës së Rahovecit janë shenjëzuar këto zona të mbrojtura: Shpella e Bali Ages dhe ajo e Peshterrit- Zatriq, Trungjet e dushkut- Dabidol, Trungu i bungut- Nagavc, Trungu i frashërit dhe Trungu i shpardhit- Kaznik, Trungjet e shpardhit- Drenoc dhe Trungjet e dushkut në Bratotin.  

Në kuadër të këtij projekti janë vendosur gjithsejtë 24 tabela informuese në zonat e mbrojtura, 13 në territorin e komunës së Mitrovicës dhe 11 në territorin e komunës së Rahovecit.