17 November 2023
Në kuadër të punëtorisë që kishte në fokus kosto-efektivitetin dhe aspekte të tjera të masave dhe instrumenteve të sugjeruara për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kosovë, dhe në zhvillimin e përbashkët të skenarëve për 2030-2050, është prezantuar edhe studimi: “Ndotja e ajrit në Kosovë - Masat dhe instrumentet e politikave të propozuara për të reduktuar ndotjen në sektorët kyç”.
Qëllimi i punëtorisë ishte të prezantohen rezultatet kryesore nga studimi, të rritet ndërgjegjësimi për situatën e cilësisë së ajrit dhe të nënvizohen masat e mundshme, si dhe për të nxitur një angazhim dhe përkushtim të shtuar për këtë çështje, si në nivel lokal ashtu edhe në nivel kombëtar.
Studimi është realizuar nga Instituti Suedez për Hulumtime Mjedisore (IVL), bazuar në të dhënat e grumbulluara nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe të analizuara sipas modelit GAINS. Studimi në mënyrë specifike ka bërë vlerësimin e masave potencialë për reduktimin e shkarkimeve në ajër për tre sektorë kyç: djegien e vogla, prodhimin e energjisë dhe ngrohjes dhe transportin e rrugëve të bazuar në dizel.
Në kuadër të studimit janë prezantuar edhe rezultatet mbi kosto-efektivitetin e zbatimit të këtyre masave, instrumentet dhe politikat e sugjeruara për implementimin e masave për të përmirësuar cilësinë e ajrit në Kosovë dhe zhvillimin e skenarëve për reduktimin e ndotjes për 2030 dhe 2050.
Në punëtori morën pjesë përfaqësues nga institucionet qendrore dhe lokale, përfaqësues nga donatorët, ndërmarrjet publike dhe shoqëria civile, të cilët morën pjesë në diskutime dhe prezantuar përvojën dhe angazhimin e tyre për këtë çështje.
Kjo punëtori është organizuar në kuadër të projektit “Ngritja të kapaciteteve për përdorimin e të dhënave mjedisore në Kosovë, financuar Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) dhe implementuar nga Agjencia Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit (SEPA) në bashkëpunim me Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (KEPA).