78 - Lajmi Single | AMMK

Kryeshefi i AMMK-së, takohet me Zëvendës Drejtorin e Agjencisë Evropiane te Mjedisit dhe me Drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Austriake të Mjedisit.

23 February 2011

foto

23.02.2011- Kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, z. Ilir Morina, ka realizuar takime të ndara me z. Gordon McInnes, Zëvendës Drejtor i Agjencisë Evropiane te Mjedisit dhe me z.Georg Reberning, Drejtor ekzekutiv i Agjencisë Austriake të Mjedisit.

 

Në takimin me z. McInnes, është biseduar për ndihmën që  Agjencioni Evropian i Mjedisit, po i jep Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, në procesin e raportimit në Rrjetin Evropian për Informim dhe Vëzhgim-EIONET. Në saje të kësaj ndihme të ofruar zyrtarët e AMMK-së, kanë pasur rastin të marrin pjesë në disa punëtori dhe seminare të organizuar nga AEM ku kanë marrë përvoja nga puna e vendeve anëtare të BE në procesin e trajtimit të çështjeve mjedisore. Po ashtu në takim është biseduar edhe për aktivitetet e planifikuara gjatë këtij viti dhe mundësitë e përfitimit të Kosovës nga këto aktivitete. Gjatë këtij viti AMMK, ndër të tjera ka përfituar nga AEM edhe me angazhimin e një koordinatori të veçantë për Pikën Fokale Nacionale me këtë institucion.

 

Ndërsa në takimin me z.Georg Reberning, Drejtor ekzekutiv i Agjencisë Austriake të Mjedisit, është biseduar kryesisht për implementimin e Projektit të Binjakëzimit të Komisionit Evropian “Mbështetje të Sektorit të Mjedisit në Kosovë”, i cili për partner kryesor në implementimin ka pikërisht këtë Agjencion. Po ashtu është biseduar edhe për format tjera të mbështetjes që Agjencia Austriake e Mjedisit mundë të ofrojnë për Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe për institucionet mjedisore në përgjithësi.

 

Të dy takimet kanë një rëndësi të veçantë për të çuar përpara çështjen e integrimeve evropiane në sektorin e mjedisit.