788 - Lajmi Single | AMMK

Shqyrtim publik i Planeve për Menaxhimin e Pellgjeve Lumore Ibër, Lepenc dhe Morava e Binçës

30 September 2024

foto

Pas pellgut lumor Drini i Bardhë me plane menaxhuese po kompletohen edhe 3 pellgjet e mbetura lumore - Ibër, Lepenc dhe Moravë

Me qëllim të krijimit të parakushteve për zhvillim të qëndrueshëm të resurseve ujore dhe menaxhim sa më efikas të tyre, me propozim të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës është aprovuar në Qeveri Vendimi për shqyrtim publik të Planeve për Menaxhimin e Pellgjeve Lumore Ibër, Lepenc dhe Morava e Binçës.

Planet e Menaxhimit të Pellgjeve Lumore janë dokumente kryesore për zbatimin e Direktivës Kornizë të Ujërave 2000/60.

Duke marrë parasysh vendimin për shqyrtim publik për Planet e Menaxhimit të Pellgjeve Lumore Ibër, Lepenc dhe Morava e Binçës dokumentet ofrojnë një qasje gjithpërfshirëse në menaxhimin e resurseve ujore, duke përfshirë aspekte të ndryshme si cilësia, sasia, statusi ekologjik, parandalimi i ndotjes, dhe aspektet ekonomike.

Këto Plane pas konsultimit me palët e interesit dhe konsultimit publik janë të vlefshme për një periudhë gjashtëvjeçare. Andaj, ftojmë të gjitha palët e interesuara që të japin kontributin e tyre në rritjen e cilësisë së dokumenteve planifikuese në fushën e ujërave.

 

Palët e interesuara mundë të japin kontributin e tyre në përmirësimin e cilësisë së dokumenteve planifikuese duke u qasur në plafromën për konsultime publike të Qeverisë së Kosovës dhe duke shkarkuar dokumentet përkatëse në linqet vijuese:

 

Plani i Menaxhimit të Pellgut të Lumit Lepenc 

 

Plani i Menaxhimit të Pellgut të Lumit Ibër 

 

Plani i Menaxhimit të Pellgut të Lumit Morava e Binçës