10 December 2024
Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës në mbështetje nga Instrumenti i Asistencës Teknike dhe Shkëmbimit të Informacionit të Komisionit Evropian (TAIEX), ka organizuar punëtorinë katër ditore: “Zonat e Mbrojtura dhe Identifikimi i Zonave të Natyra 2000”.
Në punëtori ishin pjesëmarrës pjesëmarrës nga institucione të ndryshme si Agjensioni i Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, Instituti i Planifikimit Hapësinor, Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit dhe Ujerave, Departamenti për Integrime Evropiane, Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Organizatat joqeveritare vendore.
Gjatë aktiviteteve të punëtorisë janë shkëmbyer përvojat ndërmjet ekspertëve lokal dhe ndërkombëtar lidhur me konservimin e natyrës, ruajtjen e biodiversitetit dhe planifikimin hapësinor. Ekspertet ndërkombëtar nga tri vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, përmes prezantimeve të tyre kanë treguar praktikat e mira në lidhje me procedurat që duhet ndjekur për identifikimin e zonave të Natyra 2000.
Kosova si shtet i para anëtarësimit në Bashkimin Evropian, do të jetë i obliguar që në territorin e tij ta bëjë përcaktimin e zonave të Natyrës 2000. Prandaj, duke marrë parasysh këtë, duhet të planifikojë me kohë zhvillimin e politikave dhe strategjive të nevojshme për identifikimin e zonave Natyra 2000.
Këto zona do të kontribuojë jo vetëm në zhvillimin e qëndrueshëm të biodiversitetit dhe promovimin e tij, por gjithashtu do të sjellin Kosovën më pranë standardeve mjedisore të Bashkimit Evropian sipas kapitullit 27, të Acquis communitare, në veçanti Direktivën 92/43/EEC, 21 maj 1992 për ruajtjen e Habitateve të Florës dhe Faunës së Egër dhe Direktivën 2009/147/EC, 30 nëntor, 2009 për Zogjtë e Egër (version i kodifikuar i Direktivës 79/406/EEC).