816 - Lajmi Single | AMMK

Lansohet faza e dytë e projektit të bashkëpunimit në mes të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) dhe Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Suedisë (SEPA)

24 February 2025

foto

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe Agjencia Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit kanë mbajtur takimin e parë lansues për fazën e dytë të bashkëpunimit në projektin “Ngritja e Kapaciteteve për Mbrojtjen e Natyrës dhe Përdorimi i të Dhënave Mjedisore” të financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA).

Projekti është i organizuar në tri komponente kryesore: Menaxhimi i të Dhënave Mjedisore, Menaxhimi i Parqeve Kombëtare dhe Përgatitja për “Natyra 2000” dhe do të zbatohet në periudhën 2025 – 2027.

Ky projekt është bashkëpunimi i dytë radhazi pas projektit Ndërtimi i Kapaciteteve Mjedisore mbi përdorimin e të dhënave në Kosovë 2021-2024.

Pjesëmarrës në takim ku u diskutua mbi objektivat, aktivitetet dhe modalitetet e implementimit të projektit ishin përfaqësues nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Agjencia Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Ambasada e Suedisë në Kosovë.