11 April 2025
Ka filluar procesi i shqyrtimit publik për: Draft-Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar “Sharri”, dhe Draft-Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor për Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar “Sharri”.
Të gjitha palët e interesuara mund të dërgojnë deri me datën 03.05.2025.
Dokumentet i gjeni ne ueb faqen e AMMK në linkun https://ammk-rks.net/al/informata-njoftime , si dhe në ueb faqen e MMPHI në linkun https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements
Komente tuaja për Draft-Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar “Sharri”, mund t’i dërgoni në adresat elektronike: arben.rrecaj@rks-gov.net dhe rizah.murseli@rks-gov.net
Ndërsa komente tuaja për Draft-Raportit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor për Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar “Sharri”, mund ti dërgoni në adresën elektonike rizah.muqolli@rks-gov.net
Hartimi i raportit për Vlerësimin Strategjik Mjedisor, për Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar “Sharri” është realizuar në kuadër të projektit të bashkëpunimit në mes të AMMK dhe Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Suedisë, të mbështetur nga Qeveria e Suedisë përmes Agjencionit Suedez për Zhvillim Ndërkombëtarë SIDA, ndërsa është implementuar nga UN-Habitat Kosova.