82 - Lajmi Single | AMMK

Në toke ekzistojnë 8.7 milionë forma të ndryshme jete

29 August 2011

foto

Njerëzit e ndajnë këtë planet me të paktën 8.7 milionë forma të ndryshme jete. Sipas një studimi që konsiderohet më i sakti i kryer deri më sot.
Studiuesit të cilët kanë analizuar kategorizimin hierarkik të jetës kanë kuptuar se jeta nuk është e ndarë barabar mes tokës e ujit. Ata kanë kuptuar se shumë specie do të jenë zhdukur para se njerëzit t’i kenë studiuar ato. Ky problem është urgjent. “Ne po humbasim specie për shkak të aktivitetit njerëzor, dhe ne nuk kemi për ta kuptuar edhe për shumë kohë se çfarë species po humbim” tha DrCamilo Mora nga University of Hawaii.

Autorët arritën të kuptojnë edhe çfarë species mund të jenë zhdukur e që nuk janë përshkruar akoma nga biologët, vetëm duke studiuar të dhënat ekzistuese të 1.2milionë specieve, e duke krahasuar të përbashkëtat mes tyre, unazat e zhvillimit që mungojnë sikurse edhe ndryshimet.

Robert May, një këshilltar i mëparshëm britanik për shkencën, pohoi se kjo përpjekje e re, njësoj si të mëparshmet, bazohet mbi të dhëna të paplota. Por, sipas tij, konkluzionet janë të arsyeshme.

Ky numërim i specieve, si të tjerët para tij, nuk mund të jetë fjala e fundit. Ka plot të panjohura në katalogun e  jetës, tha Rob Dunn, autori i “Every Living Thing”.

“E vërteta është”, sipas tij, “se ne jemi akoma shumë injorantë… Ne akoma nuk kemi inventarin e plotë të një pylli tropikal në botë, madje, as dhe të një hektari të vetëm pyjor.”

298,000 specie bimësh

611,000 specie kërpudhash

36,400 specie protozoarësh – organizma njëqelizorë

27,500 specie algash

Studiuesve nuk ua mbajti të numëronin as me përafërsi numrin e baktereve.

75% e 8.7milionë specieve – shumica e të cilave janë insekte – jetojnë në tokë;

25% ose afërsisht 2.2 milionë jetojnë në ujë.

86% e të gjitha bimëve dhe kafshëve në tokë dhe 91% e atyre në det, akoma nuk janë kataloguar dhe emërtuar.

250 vjet më parë është shpikur “taksonomia”, sistemi i kategorizimit të specieve nga Carl Linnaeus.

Lexoni më shumë në:

http://www.newscientist.com/article/dn20825-one-world-87-million-species-most-still-unknown.html?DCMP=OTC-rss&nsref=online-news