22 May 2025
Më qëllim të monitorimit të cilësisë dhe vetive të mjedisit dhe sigurimin e informacionit të duhur për administratën, Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës për zbatimin e politikave për mbrojtjen e mjedisit bazuar në Ligjin e Mbrojtjes së Mjedisit, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka përgatitur Raportin Vjetor për Gjendjen e Mjedisit për vitin 2023.
Raporti përmban të dhëna për gjendjen e përgjithshme të mjedisit në Kosovë, dhe specifikisht për sektorin e ajrit, tokës, ujit, llojllojshmërisë biologjike dhe ndryshimet klimatologjike. Të prezantuara dhe me paraqitje vizuele përfshihet gjendja e mjediseve të rrezikuara dhe ndikimi i ndotjes së mjedisit në shëndetin e popullatës. Zbatimi i projekteve, planeve dhe programeve për mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e institucioneve mjedisore si dhe financimin e sistemit për mbrojtjen e mjedisit nga buxheti i shtetit dhe donacionet janë pjesë e rëndësishme e përfshirë në këtë raport.
Ky raport vjetor përveç qe paraqet gjendjen e mjedisit për vitin 2023, avancon dhe krahason cilësinë e të dhënave për mjedisin në disa raste me një vit me herët e në raste me tre (3) vite paraprake.
Për hartimin e raportit, AMMK ka grumbulluar të dhëna mjedisore nga institucionet monitoruese, operatorët, ndërmarrjet e ndryshme, publikimet, raportet dhe nga burime tjera. Të dhënat e grumbulluara janë përpunuar në informata kualitative mjedisore, të prezantuara në këtë raport.
Qëllimi i raportit është informimi i institucioneve vendimmarrëse për gjendjen e mjedisit në Kosovë, dhe në bazë të të gjeturave dhe rekomandimeve të bëhet zhvillimi i politikave, hartimi dhe zbatimi i legjislacionit dhe planifikimeve e investimeve strategjike.
Për më shumë detaje Raporti Vjetor për Gjendjen e Mjedisit 2023