826 - Lajmi Single | AMMK

DAPK ‘’Sharri’’ ka shtuar aktivitetet për monitorimit e ariut të murrmë në territorin e parkut

04 June 2025

foto

Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtarë ‘’Sharri’’, ju informon se është duke e monitoruar me vëmendje të shtuar situatën e krijuar si pasojë e aktiviteteve të disa llojeve të kafshëve të egëra, e në mënyrë specifike të Ariut të Murrmë, të cilët kanë shtuar frekuentimin në zonat e banimit si dhe në lokacionet e destinuara për vizitorë në territorin e Parkut Kombëtarë ‘’Sharri’’.

Kjo situatë po përsëritet çdo vit dhe kryesisht gjatë periudhës Maj-Qershor ku arinjtë shpeshtojnë frekuentimin e këtyre zonave dhe lokacioneve ku hidhen mbeturina ushqimore, në kërkim të ushqimit.

Për shkak të gjendjes se krijuar dhe në përpjekje për të monitoruar nga afër gjendjen, Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtarë ‘’Sharri’’ gjatë këtyre ditëve ka shtuar numrin e kontrolleve dhe aktiviteteve në terrenet sikurse janë:

  • Kontrolla nga rojtaret e natyrës në lokacionet Brezovicë dhe Prevallë,
  • Angazhimin e shtuar të stafin profesional me kontrolla të përditshme përfshirë edhe ditët e vikendeve,
  • Takime dhe informim të vizitoreve rreth rreziqeve që paraqet kjo situatë,
  • Informim përmes rrjeteve sociale, uebfaqes dhe formave tjera të komunikimit.

DAPK ‘’Sharri’’, do të vazhdojë edhe me aktivitete tjera, por njëkohësisht i fton për bashkëpunim edhe institucionet tjera relevante dhe stacionet Policore të Shtërpcës dhe stacionet Policore të Prizrenit, si dhe kërkon nga banorët e zonës dhe vizitorët që të mos hedhin mbeturina ushqimore në territorin e parkut.