18 June 2025
Në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, është mbajtur forumi mbi qeverisjen e mirë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në zonat e mbrojtura në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri, që ka bashkuar përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, Drejtoritë e Parqeve Kombëtare, përfaqësuesit e Organizatave Jo Qqeveritare nga vendet përkatëse dhe ekspertë ndërkombëtarë të fushës së mbrojtjes së natyrës.
Pjesë e këtij forumi nga Kosova ishin edhe përfaqësuesit e AMMK, Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtarë Sharri dhe ata të CNVP Kosova.
Drejtori i Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtarë “Sharri”, z.Bajram Kafexholli,, ka qenë pjesë e diskutimit në panelin mbi sfidat e qeverisjes së mirë dhe bashkëpunimit ndërinstitucional. Ai mes tjerash ka ndarë përvojat për sfidat dhe problemet kryesore me të cilat po përballet aktualisht Parku Kombëtar “Sharri”, në aspektin e ruajtjes, menaxhimit dhe angazhimit të komunitetit. Kafexholli, ashtu ka folur edhe për bashkëpunimin me institucionet lokale, rajonale dhe ndërkombëtare për të adresuar këto sfida, dhe ndikimi i këtij bashkëpunimi në përmirësimin e menaxhimit dhe ruajtjen e biodiversitetit.
Tema tjera që janë diskutuar në në këtë forum ishin edhe: modelet e suksesshme të bashkëpunimit ndërinstitucional për mbrojtjen e natyrës si dhe zgjidhjet funksionale dhe praktikat e mira të bashkëpunimit ndërinstitucional.