830 - Lajmi Single | AMMK

Shkolla Verore – Roli i fëmijëve dhe të rinjve në mbrojtjen e natyrës dhe menaxhimin e qëndrueshëm të Parqeve Kombëtare.

27 June 2025

foto

Organizuar nga Save the Children Kosova dhe në mbështetje nga Ambasada Suedeze në Kosovë, në Brezovicë, të Parkut Kombëtarë “Sharri”, po mbahet Shkolla Verore Gjithëpërfshirëse.

Ky aktivitet që po organizohet në bashkëpunim edhe me Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) dhe Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Suedisë (SEPA), si pjesë e fazës së dytë të bashkëpunimit në me të këtyre organizatave ka si objektiv “përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të kufizuara përmes përfshirjes sociale”.

Në ceremoninë hapëse të shkollës ishin të pranishëm edhe zëvendës ambasadori i ambasadës suedeze në Kosovë, Henrik Riby, Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të AMMK, Afrim Berisha, dhe Drejtori Ekzekutiv i Save the Children Kosova, Ahmet Kryeziu.

Në fjalën e tij  u.d. i Drejtorit Ekzekutiv të AMMK, tha se “AMMK e vlerëson dhe e konsideron si jashtëzakonisht të rëndësishëm angazhimin e Save the Children për të përfshirë fëmijët dhe në mënyrë specifike ata me nevoja të veçanta ne procesin e vendimmarrjes dhe në edukimin e tyre për mjedisin dhe natyrën”.

Pjesë e agjendës së aktiviteteve të shkollës, përveç aktivistëve të Save the Children, ishin edhe Uta Ibrahimi nga Utalaya Foundation dhe Hasim Kryeziu nga DAPK Sharri, të cilët ndanë përvojat e tyre për mbrojtjen e natyrës dhe menaxhimin e qëndrueshëm të Parqeve Kombëtare dhe rolin e të rinjve.