834 - Lajmi Single | AMMK

AMMK merr përvoja për monitorimin dhe mbrojtjen e biodiversitetit në ekosistemet nëntokësore

03 July 2025

foto

Zyrtarë nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, kanë qenë pjesë e aktiviteteve të realizuara në kuadër të një projekti ndërkombëtar kërkimor, i cili synon të vlerësojë përhapjen dhe ndikimin ekologjik të llojit invaziv Louisiana red crayfish (Procambarus clarkii) në ekosistemet nëntokësore të Evropës.

Ky projekt, i koordinuar nga Tetide APS (Itali) dhe i mbështetur nga Unioni Ndërkombëtar i Speleologjisë (UIS), ka përfshirë partnerë nga: Italia, Kroacia, Greqia, Izraeli dhe Kosova, duke mbledhur rreth vetes institute kërkimore, universitete, shoqata speleologjike dhe organizata që merren me studime limnologjike. Kosova, përfaqësohet nga Instituti për Mbrojtjen e Natyrës, që koordinon aktivitetet në nivel nacional.

 

Qëllimi i projektit është të studiojë përhapjen e llojit invaziv Procambarus clarkii në ekosisteme nëntokësore dhe të zhvillojë strategji për menaxhimin dhe mbrojtjen e habitateve të ndjeshme, përmes:

  • Monitorimit të standardizuar shkencor;
  • Kampioneve të zgjedhura në bazë të karakteristikave hidrologjike e gjeomorfologjike;
  • Përdorimit të kurtheve selektive për të mbrojtur speciet vendase;
  • Vlerësimit të parametrave biologjikë të Louisiana red crayfish.

 

Përmes pjesëmarrjes në aktivitetet e këtij projekti, AMMK përkatësisht Instituti për Mbrojtjen e Natyrës po kontribuon në ndarjen e përvojave në monitorimin e natyrës dhe biodiversitetit dhe në forcimin e bashkëpunimit shkencore për çështje të ndjeshme si mbrojtja e biodiversitetit dhe kontrolli i specieve invazive.

Rezultatet e projektit do të shërbejnë si bazë për hartimin e politikave mjedisore dhe strategjive të ndërgjegjësimit publik për llojet invazive.