03 July 2025
Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka mbajtur takimin informues “Vlerësimi i vendeve potencialisht të kontaminuara në Kosovë”. Ky aktivitet i organizuar në bashkëpunim me kompaninë iRN LLC, në kuadër të pjesëmarrjen në programin e punës së Agjencisë Evropiane të Mjedisit po përkrahet nga fondet e Bashkimit Evropian në kuadër të Programit IPA III.
Qëllimi i këtij takimi ku ishin ftuar pjesëmarrës përfaqësuesit ga komunat, institucionet qendrore dhe organizatat tjera relevante, ishte bashkëpunimi për vlerësimin dhe evidentimin e tokave potencialisht të ndotura në Kosovë, si pjesë e hulumtimit mbi burimet potenciale të ndotjes së tokave. Gjatë takimit është diskutuar edhe për plotësimin e pyetësorit për hulumtimin e burimeve potenciale të ndotjes së tokave, për të siguruar një bashkëpunim efikas dhe të frytshëm.
Ky projekt synon të krijojë një bazë të të dhënave të zonave të ndotura për të ndihmuar në menaxhimin dhe planifikimin e kapaciteteve, si dhe për të përmirësuar njohuritë dhe raportimin e të dhënave. Mbledhja e informatave dhe të dhënave nga institucionet dhe organizatat relevant për zonat e ndotura të tokave do të ofrojë më shumë informacione për nivelin e ndotjes dhe llojet e ndotësve, dhe do të jenë të rëndësishme edhe për hartimin e një plani për rehabilitimin e tokave të ndotura dhe rritjen e fondeve për trajtimin dhe revitalizimin e tyre.