846 - Lajmi Single | AMMK

Edukimi për ndryshimet klimatike

16 September 2025

foto

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit për zhvillimin e programit të edukimit mbi ndryshimin e klimës në mes Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), përfaqësuar nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës për Republikën e Kosovës dhe Ministria e Mjedisit, Ministria e Edukimit përfaqësuar nga Ministria për Bashkëpunimit Rajonal për shtetit e Izraelit.

Duke qenë se shteti i Izraelit është ndër vendet lidere në integrimin e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike në kurrikulën shkollore dhe në zbatimin e projekteve konkrete për siguri ujore, ky bashkëpunim afatgjatë synon të sjellë rezultate të prekshme për MMPHI dhe MASHTI, në përputhje me Ligjin për Ndryshimet Klimatike të Republikës së Kosovës.

Qëllimi është që nxënësit e shkollave fillore të frymëzohen dhe të përgatiten për t’u bërë inxhinierët dhe profesionistët e së ardhmes, të cilët do të ndihmojnë në ndërtimin e një Kosove të qëndrueshme ndaj ndryshimeve klimatike: përmes projekteve si ndërtimi i digave për ujë, kapacitetet e reja energjetike dhe përgatitja ndaj përmbytje e thatësira. Izraeli ofron një përvojë të rëndësishme në ndërtimin e infrastrukturës së qëndrueshme, dhe ky bashkëpunim do të jetë një mundësi e mirë për shkëmbim të njohurive dhe praktikave.