26 September 2025
Përfaqësues nga palët e interesit që marrin pjesë në programin për pellgun e lumit Drin (faza II) përfshirë këtu edhe përfaqësues nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit përkatësisht Instituti për Mbrojtjen e Natyrës kanë marrë pjesë në trajnimin që kishte për qëllim përvetësimin e mjeteve të nevojshme për zbatimin e Standardeve Sociale dhe Mjedisore të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara - UNDP gjatë gjithë ciklit të projektit.
Trajnimi solli disa synime kryesore për pjesëmarrësit:
Trajnime të tilla sigurojnë që projektet e zbatuara në kuadër të programit të Drinit jo vetëm të kenë ndikim, por edhe të jenë të përgjegjshme nga ana sociale dhe mjedisore.
Faza e dytë e programit të bashkëpunimit për Drinin përkrahet nga Fondi Global për Mjedisin (GEF) dhe zbatohet nga Partneriteti Global i Ujit (Global Water Partneriship).